Baza ushtarake e NATO-s në Durrës, ish-shefi i Shtabit të FA: Shkak influenca ruse në rajon

Sot në Bruksel kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kjo për ti prezantuar idenë për vendosjen e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit.

Lidhur me këtë zhvillim, ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, deputeti i PS-së Bardhyl Kollçaku thotë se vendet me të cilat kufizohet Shqipëria kanë influencë ruse. Për të në Greqi dhe Bullgari ka asete dhe prezencë ruse dhe kjo është një arsyet që NATO kërkon baza në vendin tonë.

”Po të shikojmë në kufirin jugor ne kemi Greqinë, Baza e Pierut zotërohet 100% nga kinezët. Baza e Selanikut 70% nga asetet ruse, Portet e Varnës në Bullgari apo të Kostancës, që ka prezentë ruse, Durrësi plotëson jo vetëm sigurinë dhe aksesin tokësor më të shkurtër për të përforcuar me forca dhe mjete trupat në kufirin lindor të aleancës. Me vendimin e ri do të kemi shtim të vendeve”.

SHKARKO APP