BBC, CNN e NY Times distancohen nga Charlie Hebdo.Nuk e publikojnë kopertinën
Disa prej mediave prestigjioze në botë, kanë vendosur të distancohen nga publikimi i kopertinës së revistës së përjavshme satirike franceze, “Charlie Hebdo”. Në numrin e parë pas sulmit terrorist në redaksinë e saj, që la 12 viktima, revista zgjodhi të kishte sërish një karikaturë të profetit Muhamed, të përlotur, me titullin: “Gjithçka është e falur, “Je suis Charlie”. BBC apo CNN vendosën të mos e publikojnë karikaturën e profetit. Edhe New York Times e Al Jazeera morën të njëjtin vendim.
CNN shprehu shqetësimin për sigurinë e stafit të vet dhe ndjeshmërinë ndaj audiencës myslimane të saj.
Të përditshmet britanike “The Guardian” dhe “The Indipendent” u treguan të kujdesshme gjithashtu, ndonëse e publikuan karikaturën. Ata e përfshinë atë brenda në lajm duke lajmëruar që në fillim të tij se “Ky artikull përmban imazhin e faqes së parë të revistës që për disa mund të jetë ofenduese”.
KOHA JONË SONDAZH

