BBC: Rusia, Kina dhe Irani të gatshëm të bisedojnë me qeverinë e re të Talebanëve
BBC njofton se disa shtete do ta njohin qeverinë e re të Talenanëve në Afganistan.
Rusia, Kina dhe Irani do zhvillojnë kontakte me qeverine e re të Talebanëve.
Edhe disa shtete të tjera kanë njoftuar se do ta njohin këtë qeveri.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës ka deklaruar se Pekini ka mirëpritur mundësitë e tjera për të çuar më tej marrëdhëniet me Afganistanin.
“Talebanët kanë shprehur interesimin për të krijuar marrëdhënie të mira me Kinën, ata kërkojnë që vendi ynë të kontribuojë në ndërtimin e shtetit të ri të Afganistanit, ne e mirëpresim” – tha zëdhënësi.
Ambasadori i Rusisë në Afganistan, Dimitry Zhirnov pritet të mbajë një takim me një prej përfaqësuesve të Talebanëve ditën e nesërme për të diskutuar mbi sigurinë e ambasadës në Kabul, e cila do vijojë të qëndrojë e hapur.
Sipas tij, Moska shpreson që të përforcojë më tej lidhjet me Talebanët, por ende nuk i njeh ata si drejtuesit e rinj të Afganistanit.
Presidenti Iranian, Ebrahim Raisi u shpreh se dështimi i ushtrisë amerikane në Afganistan, ofron mundësi për të vendosur paqe në vend.
“Dështimi i ushtrisë amerikane dhe tërheqja e trupave duhet të kthehet në një mundësi për të rikthyer jetën, sigurinë dhe paqen në Afganistan” – tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

