BE apel deputetëve shqiptarë: Votoni zgjatjen e afateve të Vetting-ut

Bashkimi Europian nxit deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që të votojnë për zgjatjen e afateve të organeve të Vetting-ut. Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, EU NEAR, përmes një njoftimi thekson se kjo është thelbësore për Integrimin Euriopian të vendit.

“Hap i rëndësishëm në Kuvend me paraqitjen e amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, që të votojnë të gjithë deputetët. mbështetje për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Përfundimi i suksesshëm i procesit është thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruhet në njoftim.

Në të njëjtën linjë edhe ambasada e SHBA-së në vendin tonë mbështet deklaratën e Be dhe integrimin e Shqipërisë.

SHKARKO APP