BE çel negociatat/ Ministrja Olta Xhaçka: Na pret një proces sfidues, por jemi gati
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë takimit mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit, tha se anëtarësimi në BE është një nga objektivat strategjikë për të cilin Shqipëria ka punuar shumë ndër vite. ”E dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues. Ne jemi gati. Vendosmëria jonë është e palëkundur. Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërisë në procesin e integrimit në BE”.
Kryediplomatja Xhaçka theksoi edhe se deri më tani me Komisionin është zhvilluar një proces i gjatë takimesh shpjeguese. “Prezantimet e takimeve shpjeguese, kanë qenë udhërrëfyesi ynë: 1- Së pari, për planin tonë të transpozimit – Planin Kombëtar për Integrimin Evropian; 2- Së dyti, për përgatitjet tona për shqyrtimin analitik dypalësh; 3- Së treti, për përpjekjet tona për të forcuar kapacitetet administrative, duke synuar të kemi të gjitha strukturat për zhvillimin e negociatave tona të anëtarësimit”.
Xhaçka tha se Shqipëria ka zbatuar një Reformë në Drejtësi që ka luajtur një rol kyç në luftën kundër korrupsionit. Ajo tha se përpara na pret një proces sfidues, por vendi ynë është gati. ”Edhe pse e dimë se na pret një proces sfidues, jemi gatim, vendosmëria ynë është e palëkundur. Kemi zbatuar një reformë të paprecedente në drejtësi që ka luajtur rol kyç në luftën kundër korrupsionit, jemi të vetëdijshëm që kemi ende punë”.