BE izolon Shqipërinë/ Demi: Cakaj duhet të ishte në Bruksel për hapjen e kufijve

Vendimi i Bashkimit Europian për të izoluar Shqipërinë, duke mos e përfshirë në listën që lejon qytetarët që të lëvizin lirshëm dhe që i lejohet që të hapin kufijtë, ka nxitur një debat të madh në vend.

Gazetari Enkel Demi ka kritikuar ashpër ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj për të cilin thotë se duhet të mos lëvizte nga Brukseli derisa kjo situatë të zgjidhej.

“Duhet ta ngrejë by*hën e të shkojë aty në Bruksel. Revoltën e kam me atë idiot. Nuk ka asnjë lloj pune në Shqipëri , është një kalama që e kanë vendosur aty, ai duhet të ikë atje. Kështu është kur e merr në moshën e pubertetit dhe e bën ministër. E ka fajin ai që e vuri”, u shpreh Demi në studion e “Abc e mëngjesit”.

SHKARKO APP