BE krah Shqipërisë e Greqisë për zjarret, një avioni ushtarak nga nesër në dispozicion të autoriteteve shqiptare

Në luftën e madhe me zjarret, në të cilën është Greqia dhe Shqipëria, ka bërë që Bashkimi Europian të sjellë ndihmë për të përballuar situatën e zjarreve. Të dy shtetet kanë aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian (ERCC) ka mobilizuar menjëherë burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve nga disa vende evropiane që janë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Greqinë dhe Shqipërinë. Dy avionë nga Italia, një helicopter nga Franca janë dërguar në Greqi ndërsa ka ofruar helicopter edhe Serbia.

Mbështetja për Shqipërinë përfshin një avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania me kapacitet 6 tonë ujë. Avioni do të dislokohet më 14 gusht. Komisioni po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të dërgojë ndihmë të mëtejshme sipas nevojës.

Si pjesë e masave të saj të gatishmërisë për sezonin e sivjetshëm të zjarreve, BE-ja ka përmirësuar “rescEU” dhe Rezervën Evropiane të Mbrojtjes Civile, e cila tani përfshin 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 shtete anëtare. Për më tepër, gjatë sezonit të zjarreve, mbi 540 zjarrfikës nga 12 vende janë vendosur në vende kyçe në të gjithë Evropën, të gatshëm për të ndihmuar brigadat lokale të zjarrfikësve kur është e nevojshme.

SHKARKO APP