BE: Miratojeni reformën në drejtësi, patjetër këtë verë
Reforma në drejtësi duhet të miratohet javët e ardhshme pasi çdo gjë është gati. Apeli vjen nga përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Jang Rudolf, i cili po viziton sot qytetin e Shkodrës.
Sipas tij, kjo reformë do të sjellë klimë pozitive për biznesin dhe ekonominë në tërësi.
Konkretisht, zyrtari i BE-së tha se reforma duhet miratuar brenda verës, pasi në të kundërt situata për Shqipërinë do të vështirësohet për zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani vitin e ardhshëm.
“Zbatimi i saj do përmirësoje klimën e biznesit, sjell rritje investimeve dhe ekonomisë. Çdo gjë është gati prandaj duhet miratuar javët e ardhshme. Nëse nuk arrihet deri në verë do kemi një situatë të vështirë.
Viti që vjen Franca dhe Gjermania, kanë zgjedhje dhe axhenda e BE-së është e ngarkuar nuk do vijë më ky shans. Nëse e miratoni, Komisioni Evropian jep rekomandimet për çelje të negociatave”, shtoi Rudolf.
KOHA JONË SONDAZH

