BE nuk jep financim.Dështon hekurudha Kosovë – Shqipëri

 

Shqipëria është përcaktuar që më parë të ndërtojë linjë hekurudhore me Maqedoninë sesa me Kosovën. Në afat të shkurtër, lidhjen nëpërmjet binarëve me Prishtinën e ka jashtë planeve.

Për pasojë, projekti për hekurudhën Kosovë – Shqipëri, i proklamuar prej vitesh, nuk do të zërë vend në diskutimet e Samitit të Vjenës, ku gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 27 gusht për infrastrukturën rrugore që lidh kryeqendrat e rajoni, shkruan sot Koha Ditore

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët e të dyja shteteve edhe sivjet kanë folur për këtë projekt dhe kanë dhënë zotimet për të bërë përgatitjet e nevojshme, me synimin që për të, të sigurohet mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tash, asnjëra prej qeverive të të dyja vendeve nuk ka bërë studim parafizibiliteti për hekurudhën. Ministrat e transportit kanë përmendur më herët shumën prej rreth një miliard eurosh, si kosto e hekurudhës dhe patën shprehur besimin se gjysmën e mjeteve do të mund t’i siguronin nga BE-ja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?