BE “rrëzon” Athinën për çështjen e Fredi Belerit: Nuk ndërhyjmë në punën e drejtësisë shqiptare

Protestat dhe gjuha ”kërcënuese” nga ana e Athinës për bllokim të fondeve dhe rrugës së shqipërisë drejt BE, janë hedhur poshtë nga Bashkimi Europian. Një zyrtar i lartë i BE-së për “Report TV”, tha se Bashkimi Europian nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë shqiptare. “Ne po vazhdojmë të ndjekim zhvillimet, por ne nuk komentojmë cështjet që janë nën hetim. Ndryshe nga vendi fqinj”.

Zyrtarët e lartë të Unionit mbajnë në monitorim të gjitha zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa pak ditë më parë, qeveria greke kërcënoi nëpërmjet Ministrit të Punës se do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve”,-tha Adonis Georgiadis.

SHKARKO APP