BE tre kushte shtesë Shqipërisë, nuk ka datë për negociatat!

Bashkimi Europian duket se i ka vendosur Shqipërisë kushte të reja për hapjen e negociatave, pa premtuat një datë se kur mund të nisin bisedimet e anëtarësimit.

Ambasadorët e BE-së diskutuan mbrëmjen e djeshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por drafti i përbashkët, nuk përmend asnjë datë se kur mund të hapen bisedimet.

Disa kushte të reja janë shtuar gjithashtu për Shqipërinë, me BE-në që kërkon veçanërisht forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së gjyqësorit, sigurimin e funksionimit të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës së Lartë. Këto kushte sipas dy diplomatëve që morën pjesë në mbledhje janë vendosur nga tre vendet më skeptike, Franca, Danimarka dhe Holanda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mark Rute dhe Macron, Gazeta Si, 2020
Diskutimi midis ambasadorëve do të vazhdojë dhe sot, por drafti që përfshin kushtet e reja për Shqipërinë mund të pësojë ndryshime të mëtejshme. “Në dritën e përparimit të arritur në reforma dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara në mënyrë unanime nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli i BE vendos për hapjen e negociatave të pranimit me Republikën e Shqipërisë” thotë drafti i parë nga gazeta “Politico.Eu”. E njëjta gjë thuhet edhe për Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqoftë, drafti është ndryshuar në krahasim me propozimin e hedhur në tryezë nga Presidenca Kroate e Këshillit të BE-së. Drafti origjinal thoshte se negociatat duhet të hapen që sa më parë dhe se konferenca e parë ndër-qeveritare duhet të mbahet përpara qershorit. Por kjo pjesë e tekstit është hequr.

“Disa diplomatë janë të kujdesshëm të flasin jashtë kamerave, pasi kjo është një nga çështjet me përçarëse në BE. Një zëdhënës i presidencës kroate, Bruno Lopandi, nuk pranoi të komentojë dokumentin, por theksoi se ai tregon se edhe në kohë krizës si kjo, BE-ja është në gjendje të marrë vendime strategjike”, shkruan “Politico”.

Drafti i ambasadorëve, ku nuk përcaktohet një afat për negociatat, pritet të diskutohet javën e ardhshme në një takim të ministrave të BE dhe të Jashtëm.

Edi Rama flet me Presidentin Emmanuel Macron, Gazeta Si,
Hapja e bisedimeve të pranimit kërkon unanimitet, por nëse do të mbështesë, do të ishte një kthesë e madhe politike për BE”, shkruan “Politico”. “Nëse drafti miratohet, do të ishte një provë e rrallë se BE-ja mund të ecë ndërkohë që bota përballet me pandeminë e koronavirusit”.

Megjithatë kushtet e mëtejshme nuk janë një lajm i mirë për Shqipërinë. Surpriza vjen nga Franca, pasi Holanda doli disa ditë më parë publikisht dhe njoftoi vendosjen të tjerave kritereve për vendin tonë.

Qeveria holandeze ka dërguar një propozim parlamentit duke kërkuar që Shqipërisë t’i hapen negociatat por me kusht që të fillojë funksionimin Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të thellohet lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Kjo e fundit duket se nuk është futur në kushtet e përbashkëta të ambasadorëve të BE-së, të cilët janë fokusur tek gjyqësori.

Burime nga Berlini i thonë Gazetës se qeveria gjermane ka qënë kundër vendosjes së kushteve të tjera shtesë për Shqipërinë dhe është përpjekur ta bindë Holandën për t’i tërhequr.

Si Franca, ashtu edhe Holanda synojnë që vendimi kryesor të merret nga Keshilli në datën 24 mars, por nuk është konfirmuar ende nëse kjo mbledhje do të mbahet.

“Brenda BE-së, një shumicë e madhe është në favor të fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut” , shkruajnë sot mediat holandeze. “Më tepër rezistencë ka pasur ndaj Shqipërisë, pasi duhet të bëhet më shumë në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit” thonë mediat holandeze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?