BE vendos sot për negociatat/ Ministri gjerman: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut
Në Bruksel do të mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme me prezencën fizike të ministrave të çështjeve Europiane të BE-së, në kuadër të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, kërkon që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, pasi mund të ”digjet” nga vetoja që Bullgaria ka për Maqedoninë e Veriut.
Në prag të mbledhjes së Këshilli Europian për vendosjen e datës së konferencës së parë ndërqeveritare për dy vendet, Roth shkruan në Twitter se çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara. Po ashtu ministri gjerman për Europën nënvizon se duhen përmbushur detyrimet e BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth.
Please. Let bilateral issues be handled bilaterally, without blocking the entire 🇪🇺 moving forward. Let’s think strategically and realise: need to fulfill our obligations towards #Albania🇦🇱& #NorthMacedonia 🇲🇰 NOW + have no interest in leaving strategic vacuum there. Thank you.
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) June 22, 2021