BE zyrtarizon listën. Mbyll kufijtë për Shqipërinë
Këshilli Evropian ka vendosur hapjen e kufijve të BE-së për udhëtime jo të domosdoshme me 15 vende të botës, duke nisur nga 1 korriku. Shqipëria nuk është në listë e vendeve që i kanë kufijtë të hapur për BE.
Vende e përfshira në rekomandimin e KE-së, të miratuar sot, janë Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Korea e Jugut, Tajland, Tunizia, Uruguai, dhe Kina.
Nga ky rekomandim përjashtohen qytetarët e BE-së dhe familjarët e tyre, rezidentët afatgjatë në BE, udhëtarët me një funksion të rëndësishëm. Qytetarët e Andorrës, Monakos, San Marino dhe Vatikanit do të konsiderohen si shtetat të BE-së për shkak të këtij rekomandimi.
Gjithashtu në këtë rekomandim përfshihen edhe vendet e zonës shengen si Islanda, Zvicra, Liktenshtajni dhe Norvegjia. Në rastin e Kinës, udhëtimet mund të nisin edhe përpara 1 korrikut për aq kohë sa Pekini aplikon kushtin e “reciprocitetit”.
Ndërkohë, BE ka ndaluar hyrjen e qytetarëve amerikanë, për të cilët vendimi do të merret më 1 korrik nga Komisioni Evropian. Lista me vendet e lejuara do të rifreskohet çdo 2 javë, sipas zhvillimeve epidemiologjike të vendeve.
Këto kritere janë:
Numri i rasteve të reja Covid-19 gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë duhet të jetë afër ose poshtë mesatares evropiane.
Trend zbritës ose i qendrueshëm i rasteve të reja në krahasim me 14 ditë përpara vendimit.
Masat e përgjithshme të zbatuara nga qeveria.
Vendet nuk mund të hapin kufirin me vende të treta pa u koordinuar me BE-në. Lista do të rifreskohet çdo javë pas një vlerësimi të përgjithshëm për çdo vend.