Beci i përgjigjet akuzave nga PD: Qyteti i Shkodrës po furnizohet normalisht me energji elektrike

Pas zjarrit që dogji nënstacionin elektrik të Draçinit dhe 4 transformatorë në lagje të ndryshme, në qytet pati probleme me energjinë elektrike. Anëtarja e kryesisë së PD-së së qytetit verior, Izmira Ulqinaku, akuzoi OSHEE-në e Shkodrës, pasi nuk ka kontrolluar dhe zëvendësuar pjesët e amortizuara të nënstacioneve.

Vetë kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, thotë se dëmi është riparuar dhe qyteti i Shkodrës furnizohet normalisht me energji elektrike, kjo paçka dëmit të shkaktuar nga situata e zjarrit në nënstacion dhe disa kabina elektrike në lagjet e qytetit.

“Pas avarisë së krijuar nga zjarri në nënstacionin e Draçinit, punonjësit e OSHEE-së kanë bërë të mundur riparimin e dëmit dhe rikthimin e energjisë për banorët. Tashmë qyteti i Shkodrës furnizohet normalisht me energji elektrike, pavarësisht dëmit të shkaktuar nga situata e zjarrit në nënstacion dhe disa kabina elektrike në lagjet e qytetit. Dua t’i falëndëroj punonjësit e OSHEE për angazhimin dhe gatishmërinë e treguar për zgjidhjen e shpejtë të kësaj situate të krijuar”.

SHKARKO APP