Beci në Velipojë: Përgatitje konkrete për një sezon turistik cilësor
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka qenë në Velipojë për të nisur nga afër përgatitjet për sezonin turistik, duke vendosur fokusin te përmirësimi i shërbimeve, hapësirave publike dhe bashkëpunimi me bizneset lokale.
Postimi i plotë:
Në Velipojë, së bashku me drejtuesit kryesorë të Bashkisë Shkodër, për të nisur punën për përgatitjen e sezonit turistik.
Gjatë këtij inspektimi u njohëm nga afër me situatën aktuale në terren, masat që do të ndërmerren dhe planin konkret që synon ta kthejë Velipojën në një nga destinacionet kryesore turistike në vend.
Nga përmirësimi i hapësirave publike, menaxhimi i mbetjeve dhe organizimi i hapësirës së plazhit, deri te një model i ri për parkimin publik, Bashkia Shkodër do të ketë një vëmendje të shtuar për Velipojën, si një prioritet i rëndësishëm i punës sonë.
Në bashkëpunim të ngushtë me bizneset lokale, synojmë ta bëjmë Velipojën një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj dhe këtë vit, duke ofruar më shumë cilësi, standarde dhe mikpritje.
KOHA JONË SONDAZH

