Begaj në Forumin e Prespës: Vendet e NATO-s mos lejojnë që provokime të ndryshme të destabilizojnë Kosovën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një seri takimesh me krerët e shteteve të rajonit, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog, ku u takua ndër të tjera me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, si dhe Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Gjatë takimeve, Presidenti Begaj ndau me presidentët vizionin e përbashkët të mbështetur në respektin e ndërsjellë, dialog, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, që janë tejet të rëndësishme për të forcuar paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në qendër të bisedave ishin zhvillimet në Veriun e Kosovës. Presidenti Begaj nënvizoi nevojën që vendet e rajonit anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për mos lejimin që provokime të ndryshme ta destabilizojnë Kosovën dhe të gjithë rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e diskutimeve me presidentët ishin dhe efektet që ka prodhuar lufta në Ukrainë për rajonin në tërësi, si dhe çështje me interes dypalësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?