Begaj: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, kontribut në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike

Presidenti Bajram Begaj vlerëson kontributin që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, e në veçanti liderët e tyre politikë, kanë dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike

Në takimin me Ali Ahmetin, Artan Grubin dhe Bujar Osmanin gjatë punimeve të Forumit të Prespës për Dialog, Presidenti Begaj u shpreh se, kontributi i tyre është një shembull i mirë për të gjitha vendet e rajonit.

Begaj publikoi në rrjete sociale foto nga ky takimin teksa shkroi se, “kontributi që shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut e në veçanti liderët e tyre politikë, kanë dhënë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike është një shembull i mirë për të gjitha vendet e rajonit”.

SHKARKO APP