Begaj, takim me delegacionin nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe Montecilfone
Presidenti Bajram Begaj priti dje një delegacion nga rajoni Molisse dhe komuna arbëreshe Montecilfone në Itali, i përbërë nga autoritete drejtuese si dhe figura të njohura për mbrojtjen e miniroteteve gjuhësore arbëreshe.
Biseda u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë përmes rritjes së shkëmbimeve në fushat me interes të ndërsjellë.
Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin mes dy vendeve bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, kulturore dhe ekonomike si dhe gatishmërinë e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit.
Gjithashtu Begaj vlerësoi gjithashtu rolin thelbësor të komunitetit arbëresh dhe atij shqiptar në Itali, por dhe të qytetarëve dhe sipërmarrësve italianë në Shqipëri në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe hapjen e perspektivave të reja. A.K.