Begaj takim me përfaqësuesit e Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës: Sa më shpejt Ballkani Perëndimor në BE

Presidenti Bajram Begaj, ndodhet në Shkup për takimin e radhës të liderave të Procesit të Brdo-Brijunit.

Në kuadër të takimeve me liderët e rajonit, Begaj ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës. Thirrja e kreut të shtetit, është që Ballkani Perëndimor që të jetë sa më shpejt në BE.

”Me Përfaqësuesit e Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, diskutuam për domosdoshmërinë e nxitjes së frymës së bashkëpunimit rajonal dhe gjithëpërfshirës; për një Ballkan Perëndimor sa më të sigurtë dhe të integruar sa më shpejt në Bashkimin Evropian”,-shkruan Begaj.

SHKARKO APP