Begaj takim me presidentin gjerman: Berlini, mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Gjatë takimit dy presidentet folën në lidhje me forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Begaj ka falënderuar presidentin Steinmeier për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve
“Takimi, tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë, garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjermania është mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit.
Roli i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen Euroatlantike. Duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal. E ardhmja evropiane, udhërrëfyes për begatinë e rajonit”, tha Begaj.