Begaj takim me zv/sekretarin e Fondacionit ”Konrad Adenauer”: Gjermania mbështetëse për anëtarësimin në BE

Presidenti i vendit, Bajram Begaj takoi sot zv/sekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit ”Konrad Adenauer”, Dr. Gerhard Wahlers, së bashku me drejtorin e këtij fondacioni në Tiranë, Dr. Thomas Kunze.

Kreu i shtetit shprehu mirënjohje për ndihmën që ky fondacion i ka dhënë vendit tonë ndër vite, për kontributin për një shoqëri të drejtë, promovimin dhe ruajtjen e demokracisë, sistemin e drejtësisë, për nismat e edukimit politik, si dhe kodin elektoral. Gjermania tha Begaj, mbetet një mbështetëse e madhe e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

”Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet strategjik i Shqipërisë, por mendoj se zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi strategjike edhe për vetë Unionin”, u shpreh Presidenti. Po ashtu theksoi se kujdesi i veçantë që Fondacioni tregon ndaj kujtesës historike të Shqipërisë, nisur edhe nga eksperienca gjermane, është një shembull shumë i drejtë për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të së shkuarës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund presidenti vlerësoi përkrahjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit, si dhe rolin proaktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës së Shqipërisë në BE nga Gjermania, me të cilën Shqipëria ka raporte të shkëlqyera politike dhe ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?