Begaj takohet me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset: Komuniteti shqiptar, urë lidhëse mes dy shteteve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet në Amerikë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Begaj zhvilloi një takim me Presidentin e Konfederatës Zvicerane dhe Kreun e Departamentit Federal për Punët e Brendshme, Alain Berset.

Në takim u vlerësua niveli i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve midis vendeve. Po ashtu liderët kanë shprehur vendosmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Begaj falenderoi homologun zviceran për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen thelbësore të Zvicrës, kjo në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në vendin tonë.

SHKARKO APP