Begaj uron nga Parlamenti i Kosovës: Gëzuar pavarësinë, shtet përjetë!

Presidenti Bajram Begaj, i pranishëm në seancën solemne zhvilluar në Parlamentin e Kosovës në kuadër të 15 vjetorit të pavarësisë, u shpreh se Shqipëria e mbështet Kosovën në rrugëtim e saj drejt BE.

I uroj sukses në rrugëtim e Kosovës në BE. Shqipëria është pranë jush. Ka mbështetur dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë. Kosova është shtet i pavarur, qeveria serbe nuk e ka ndalur aktivitetin e saj kundër Kosovës. Angazhimi i BE dhe SHBA-së shpreh rëndësinë që ka Republika e Kosovës për të ardhmen në rajon. Ne u bëhemi mbështetës bashkëkombësve tanë duke promovuar mirëqenien. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Republikës së Kosovës. Shtet përjetë”, tha Begaj në seancën solemne në parlamentin e Kosovës.

SHKARKO APP