Begaj uron Von der Leyen me rastin e rizgjedhjes si Presidente e KE: Presim me padurim të vijojmë bashkëpunimin

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Ursula Von der Leyen, me rastin e rizgjedhjes së saj Presidente e Komisionit Evropian. Begaj shkruan se do të vijojnë bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe BE-së, teksa punojnë për finalizimin e anëtarësimit të vendit drejt Bashkimit Europian. “Urime Von der Leyen për rizgjedhjen si President i Komisionit Evropian! Ne presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me BE-në ndërsa punojmë drejt finalizimit të anëtarësimit tonë”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?