“Bëhemi mbi 100”, Maliqi pro marrëveshjes: Të votohet sa më parë, mbi 11 deputetë të opozitës do…
Deputeti i pavarur Lefter Maliqi ka deklaruar se pavarësisht pse opozita u shpreh në forma të ndryshme, janë 11 deputetë të cilët që prej datës 6 qershor janë shprehur pro marrëveshjes, ndërsa emrat do të dalin hap pas hapi.
Maliqi tha se 11 deputetë të opozitës do të votojnë pro, një pjesë e tyre nuk kanë dashur ta bëjnë publike, ndërsa bëri apel që të shkohet në votim sa më shpejt për të përmbushur një nga kushtet e BE-së.
“Jemi mbi 11 deputetë që i shërbejmë integrimit të vendit. Jemi shumë të vonuar. Edhe sot numri 2 i parstisë së Merkel tha që të votojmë marrëveshjen e 5 qershorit. I bëj thirrje deputetëve të tjerë mos t’iu përdorë Edi Rama, ndaj hajdeni dhe votoni pro integrimit. Marrëveshjen e bërëm në sy të ndërkombëtarëve ndaj skemi pse të fshihemi dhe të shkojmë ta votojmë sa më parë. Tashmë janë 86 vota dhe të shkojmë ta votojmë Reformën Zgjedhore dhe mos të lejojmë Ramën të bëjë lojra. Janë mbi 11 deputet pro marrëveshjes, shqiptarët ta dinë se ne jemi një gati që një orë e më parë të shkojmë në zgjedhje.”- deklaroi Maliqi.