Behgjet Pacolli i dërgon mesazh publik kryeministrit Rama
“E di që të kanë fyer, të kanë ofenduar”,
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me ndihmën që kryeministri Edi Rama do t’i japë Kosovës për festat e fundvitit në mënyrë që të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike.
Pacoli shkruan se pavarësisht fyerjeve e sharjeve që ka marrë vazhdimisht, Rama po e tregon se kush është ai në të vërtetë dhe qëllimet e mira që ka ai ndaj Kosovës.
“E di që të kanë fyer, të kanë ofenduar, por kjo vetëm sa ka rritur dëshirën dhe gatishmërinë tënde, edhe më shumë për të qëndruar pranë Kosovës.
Në këto rrethana do të jetë e vështirë, por do të vijë momenti kur saktësisht do të dëshmohet se kush kishte të drejtë, kush punoi me dinjitet për interesat e Kombit, të Kosovës dhe kush ndihmoi kush vodhi etj.
Do të ishte një parim bujar dhe edukativ që të gjithë të distancoheshin nga gjuha e vrazhdë dhe në vend të kësaj të sillnin, nëse duhet, të sjellin fakte, me emra, data, numra etj.”, shkruan Pacolli.