Bejtja: Dita e tretë e radhëve kilometrike në Kakavijë: një katastrofë e vërtetë humanitare

Nga Andi Bejtja-

“Dita e tretë e radhëve kilometrike në Kakavijë: një katastrofë e vërtetë humanitare: një 10-vjeçar i vdekur dhe të moshuar e të mitur që kanë kaluar natën të shtrirë si lopë. Deri tani dorën e shtetit e kanë parë vetëm në etiketat e ujit me gaz, apo në rastin më fatlum pa gaz, që iu shpërndanë mbrëmë:

Nuk ngrihet asnjë shtab emergjence për këtë katastrofë të vërtetë humanitare; nuk mblidhet asnjë këshill bashkiak; nuk duket as Kryqi i Kuq, as kryqi i bardhë….

Swiss Digital Desktop Reklama

Zero dhe Shoqëria civile: të paktën të ngrënë çadra ku të ofrojnë ndihmë mjekësore dhe ushqimore…

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita mjaftohet vetëm duke sharë kryeministrin në Fb, në vend që t’i tundë dhëmbët dhe t’i bëjë ultimatume e t’i vërë afate për menaxhimin e situatës, si qeverisë edhe pushtetit lokal…

Shkurt dhe shqip, edhe njëherë ashtu si për Kovidin: nuk ka asnjë shans që një vend me parametrat, indekset nga më të këqinjtë në Europë dhe Rajon, për ekonominë, shëndetësinë, korrupsionin, organizimin shtetëror, respektimin e protokolleve, transparencën…etj, etj, të ketë sukses në luftën kundra kovidit apo çdo situate tjetër të ngjashme…dhe në kriza të tilla humanitare… Por çfarë është me e keqja, sot po shohim se ky shtet është i paaftë të bëj edhe “sikur “…

Sikur mbledh një shtab, bën një mbledhje këshilli bashkiak, mobilizon ushtrinë, ngre dhjetë çadra, çon ca mjekë e ca ushqime, i bën thirrje organizatave humanitare për ndihmë, etj, etj ….

Po jo, asgjë nga këto!

E pra nëse nuk bën asgjë nga këto, të bëjë atë që di më mirë: t’i japë për menaxhim me koncesion radhën kilometrike të Kakavijës, një privati…”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?