Pas 3 orëve Athina lejon kalimin e gazetarëve për në Selanik

Një tortur e vertetë e gazetarëve shqiptarë për të kaluar kufirin grek.

Ekipet e mediave shqiptare prej disa orësh mbeten të bllokuar në doganën e Kapshticës, pasi ishin nisur për të ndjekur takimin që do të ketë nesër kryeministri Edi Rama me shqiptarët në Selanik. Pala greke iu ka mbajtur përkohësisht pasaportat gazetarëve dhe operatorëve, duke i ndaluar udhëtimin drejt Selanikut. Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi tha se ka pasur një komunikim telefonik me eurodeputetin grek, ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

”Unë edhe për shkak të kontakteve që kam pasur ditën e fundit jam përpjekur që të komunikoj edhe me eurodeputetin grek, pjesë e partisë së kryeministrit të Greqisë, zotin Fredi Beleri. I deklarova se ju e bëtë mediatike dhe u shqetësuat për një person që protestoi në Tiranë, ndërkohë që gazetarët po i mbajnë në pikën kufitare të Kapshticës, edhe pse me gjithçka në rregull, si me dokumente dhe me autorizimet përkatëse dhe përgjigjia e tij ishte: “Po pse?””,-tha gazetarja.

Teksa agonia e pritjes vijonte, policia greke u propozoi ekipeve që të kalonin gazetarët me makina, por kamerat sipas tyre duhet të qëndronin në kufi deri në një moment të dytë kur të mbërrinte dhe konfirmimi nga Athina. Saga e bllokadës greke ndaj mediave shqiptare në Kapshticë ka marrë fund rreth orës 17:10, kur doganierët grekë iu kanë kthyer gazetarëve dhe operatorëve pasaportat e vulosura, në mënyrë që të vijojnë udhëtimin drejt Selanikut për të transmetuar takimin e Ramës me bashkatdhetarët.

Ky është diskriminim grek, por duhet edhe ne t’ua bëjmë siç na e bëjnë!

SHKARKO APP