Beleri rikthehet në burgun e Fierit, shoqërohet nga Petro Gjikuria: Në Shqipëri është shtëpia ime, këtu dua të jetoj

Pasi u betua si eurodeputet, Fredi Beleri është rikthyer në qelinë e tij në burgun e Fierit, ku do të vuajë dhe dënimin. Ai është i shoqëruar nga Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për zgjedhjet në Himarë.

“U ktheva se këtu në Shqipëri është shtëpia ime, këtu dua të jetoj dhe jam i bindur për drejtësinë time. Në mos në gjykatat shqiptare, në gjykatat europiane”, tha Beleri. Sa i përket zgjedhjeve të Himarës, Beleri u shpreh besimplotë se Gjikuria do ta fitojë garën kundër Vangjel Tavos.

“Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës, zoti Petro Gjikuria, një djalë i mirëfilltë nga Himara, që s’ka lidhje me mercenarët që sjell pushteti për të komanduar Himarën. Himara në duart e Petro Gjikurisë do të jetë e sigurt, Himara do të ketë vend në Bruksel, do të ketë vend në Amerikë, do të jetë pjesë e një Shqipërie europiane dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?