Beleri rrezikon burgun, ministri grek Dendias takon ballë për ballë Olta Xhaçkën

Çëshjen e Fredi Belerit, qeveria greke e ka marrë si problem të tyren. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është takuar këtë të hënë në Bruksel me ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën.

”Në takimin e sotëm në Bruksel, pata një bashkëbisedim me homologen time shqiptare, Olta Xhaçka. Çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u prek në diskutimin tonë”, shkruan Dendias në rrjetin social.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” u arrestua në minutat e para të 12 majit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Beleri ka dhënë dhe premtuar shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një të infiltruari, të cilit iu premtuan 400 mijë lekë të vjetër për 8 vota. Avokati i Belerit pretendoi se akuzat ndaj klientit të tij janë të montuara dhe të motivuara politikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?