Belgjika kërkon arrestimin e Mark Frrokut, akuzohet për vrasje

Prokuroria e Përgjithshme konfirmon kërkesën e shtetit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku nën akuzën e vrasjes. Kërkesa nga Interpol Belgjika i është dorëzuar Interpol Tiranës dhe kjo e fundit e ka dorëzuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Kërkesa për arrestimin e Frrokut, do të shqyrtohet edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Nëse ky i fundit do të japë aprovimin e tij, deputeti demokristian do të duhet të vihet para autoriteteve belge për t’iu përgjigjur drejtësisë atje për akuzën e vrasjes.

SHKARKO APP