Belind Këlliçi: Brenda muajit do zhvillojmë protestën e radhës. Basha nuk ekziston më

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit tha në emisionin ”Open”, se brenda këtij muaji do të mbahet protesta e radhës. Berisha do të nisë një tjetër tur, duke filluar me Shkodrën, pasi sipas Këlliçit është e nevojshme të rishikohet gjithçka dhe të merren opinionet e mbështetësve për situatën në fjalë.

Këlliçi nuk ka kursyer as akuzat për një bashkëpunim të mundshëm Rama-Basha, ndërsa thotë se nga data 8 janar godina e selisë blu është administratuar nga Rama, i cili sipas Këlliçit mban me dhunë në seli Lulzim Bashën që të qëndrojë në pushtet!

”Edi Rama mban me dhunë në selinë e PD Lulzim Bashën, që të rri në pushtet! Po bëjmë atë që duhet të bëjë një parti demokratike që të takojë anëtarët e partisë. Ne duhet të ridemosionojmë aksionin tonë dhe planet për protestat e radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të jetë një tur, duke nisur me Shkodrën ku ka mbetur një bashki dhe do nisim me marrjet e opinioneve. Është e nevojshme që të gjithë këto ngjarje që kanë ndodhur, të rishkohet mbas për të marrë opinionin e mbështetësve. Ka një kërkesë të rritur për takimet. Brenda këtij muaji do të jetë protesta e radhës, por përballja do të jetë me Edi Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lulzim Basha nuk ekziston më, të helmosh me gaz lotsjellës anëtarët e partisë tënde nuk është normale! Do rrëzojmë Rama-Basha. Nga data 8 janari godina e PD administrohet nga Rama. Brenda 30 sekondave arritën që me policionë të nxirrte jashtë demokratët me dhunë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?