Belind Këlliçi; Erion Veliaj, po goditet me urdhër politik…!
Belind Këlliçi, ish-kandidati rival i Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranë dhe një prej kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e PD-së në rast të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, ka folur sot në median kryesore opozitare, Syri.
Ai ka analizuar situatën politike në vend, veprimet e SPAK, por edhe parashikimin e tij për zgjedhjet, ndër të tjera ka folur se kryebashkiaku i Tiranës po goditet politikisht, pavarësisht akuzave që ka bëri ai dhe opozita.
Belind Kelliçi tha se “Veliaj po goditet me urdhër politik…”. Ndërkohë mbrëmë sondazhi më i besuar në Shqipëri që publikon Euronews Albania nxori se SPAK mbetet institucioni më i besuar në Shqipëri, votuar nga publiku.