Belind Këlliçi: Marrëdhëniet PD-SHBA u lëkundën nga lobimi i Bashës
Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, thotë se lobimi i Lulzim Bashës në SHBA me ato që quhen “paratë ruse”, shënoi dhe prishjen e marrëdhënieve me SHBA-të.
“Për herë të parë në 30 Prill ka ndodhur që ishin 200-250 karrige bosh. Sepse aq ishin delegatët realë. Kjo shërben se më në fund po i japim fund hipokrizisë dhe po dalim ng ai rreth vicioz. Në atë sallë ditën e shtunë kanë qenë delegatë të PD-së dhe njerëz të ftuar nga bota e artit, kulturës etj.
Ka një shqetësim sepse kemi pasur një precedim nëpërmjet kanaleve off-shore, siç është rasti ish-kryetarit të PD. Dhe pikërisht kjo nisi lëkundjen e marrëdhënieve me SHBA-të.
Për këtë Kuvendi i fundit miratoi një rezolutë ku dënon edhe djegien e mandateve. Deri në vitin 2025, i gjithë lidershipi i ri i PD-së duhet të përfshijë 40% gratë dhe 30% të rinj në të gjitha strukturat për të krijuar një sistem karriere”,-tha Këlliçi për ‘Kontrast’.