Belind Këlliçi ndez garën e së dielës: I frikësohen humbjes prandaj blejnë vota!
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka ndezur garën e së dielës teksa ka deklaruar këtë të enjte se Partia Socialiste blen vota sepse i frikësohet votës së qytetarëve. Ky reagim vjen pasi PD-ja dhe LSI-ja e Maqellarës kapën ditën e sotme një makinë që sipas tyre kishte para dhe listë votuesish për të blerë vota.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Ata blejnë vota se i frikësohen humbjes!
I frikësohen votës suaj.
Janë të frikësuar sepse më 25 prill vendosni ju për Shqipërinë, jo ata.
Tregoni veten. Tregoni kush vendos!
KOHA JONË SONDAZH

