Belind Këlliçi publikon denoncimin nga banorët e Sharrës: Drejtori i varrezave po jep shpërblime në këmbim të votës

Kreu i FRPD-së njëherësh edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Belind Këlliçi në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një denoncim që vjen nga banorët e Sharrës për blerje votash. Sipas denoncimit në fjalë, drejtori i varrezave Sharrë, Agron Tafa në këmbim të votës, ka hapur vende pune të njerëzve në nevojë të zonës së Sharrës.

Më tej tregohet mënyra sesi operon Agron Tafa për të mbledhur votat, duke i takuar njerëzit nëpër banesa dhe duke u dërguar pako me ushqime dhe po ashtu shpërblime nga 100 deri 150 euro dhe një të punësuar në varreza në Sharrë.

“Në këtë moment të punësuarit që ai disponon po i kërcënon me vendin e punës duke ju kërkuar votën hapur në mbledhjet që ai organizon herë pas here madje edhe çdo ndërrim turni. I bëjmë thirrje ne banuesit e zonës Sharrë drejtorit Agron Tafa që të mos na kërcënojë prindërit tanë me vende pune dhe me 100 euro-sha se koha e mashtrimeve dhe blerjeve ka mbaruar”, thuhet më tej në denoncimin e publikuar në faqen e Facebook të Këlliçit.

Denoncimi i plotë:

Denoncim nga banorët e Sharrës:
Agron Tafa, me funksion drejtor i varrezave Sharrë, në këmbim të votës, ka hapur vende për punësim të njerëzve në nevojë të zonës së Sharrës.

Zotëria në fjalë po takon njerëz nëpër banesa private dhe dërgon pako ushqimore dhe në këtë moment po bën edhe pazarin e votës së familjes. Me shpërblim nga 100 deri 150 euro dhe një të punësuar në varreza në Sharrë. Ku në këtë moment dhe të punësuarit që ai disponon po i kërcënon me vendin e punës duke ju kërkuar votën hapur në mbledhjet që ai organizon herë pas here madje edhe çdo ndërrim turni.
I bëjmë thirrje ne banuesit e zonës Sharrë drejtorit Agron Tafa që të mos na kërcënojë prindërit tanë me vende pune dhe me 100 euro-sha se koha e mashtrimeve dhe blerjeve ka mbaruar.
I kërkojmë komunitetit dhe njerëzve të ndershëm të Sharrës të mos bien pre e një vendi pune 2 mujor dhe të flaken në mes të katër rrugëve mbas mbarimit të zgjedhjeve.
Faleminderit nëse e publikoni këtë sms se familjet e Sharrës po kërcënohen ditë për ditë nga ky drejtor, që ky as drejtor nuk duhet të jetë por një njëri prapa hekurave.

SHKARKO APP