Belinda Balluku edhe pas zgjedhjeve takon qytetarët e Fierit

Belinda Balluku, jo vetëm para dhe gjatë zgjedhjeve ishte në qarkun e Fierit, por edhe pas datës 11 maj ajo vazhdon takim-falenderimet si dhe mbajtjen e premtimeve elektorale. Balluku ishte dje në Grabian dhe Tërbuf dhe pas takimit shkruan: “Në Grabian dhe Tërbuf për të falenderuar dhe shprehur mirënjohjen për çdo qytetar për të gjithë mbështetjen e pakursyer,  si asnjëherë më parë. Besimi i tyre është forca jonë më e madhe për të bërë edhe më shumë në rrugën që kemi nisur, Shqipëria në BE”.

Në fakt zakoni i politikanëve mbetet se pas votimeve nuk duken më në zonat elektorale, por Balluku bën përjashtim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?