Belinda Balluku i përgjigjet Berishës: Po çirret për Portin e Durrësit se aty ka koncensionet e familjes

Zëvendëskryeministja Belinda Balluku ka reaguar pas akuzave të PD-së për portin e ri të Durrësit. Ministrja shprehet se “po çirret për portin e Durrësit, se aty ka koncesionet e familjes që i ka marrë si hajn ndërkohë që shqiptarët i kishin prerë biletën e ikjes pa kthim në verën e 2013.”

Reagimi i plotë i Ballikut: 

Shqipëria drejt 🇪🇺Evropës, antishqiptaria në aksion. Kushdo që mund të ketë pasur qoftë edhe një fije dyshimi mbi veprimet e “non gratave”, në gjithë aktivitetin e tyre politik, tashmë e ka përpara syve provën e pakundërshtueshme të synimeve dhe qendrimeve antieuropiane.

🔴 Të protestosh kundër partnerëve strategjikë dhe orientimit euroatlantik të vendit është dhe do të mbetet në histori si shembulli unikal i antishqiptarisë.

🔴 Është një histori që ka nisur me grabitjen dhe tjetërsimin e pasurive të këtij vendi kur ishin në qeverisje, siç është rasti i 5 HEC-eve shumë të rëndësishme për sistemin elektroenergjitik shqiptar, që i falën për vlerën e TVSH. Pasojat e kësaj grabitjeje po i ndiejmë aq shumë në kushtet e krizës globale të energjisë. Sivëllezërit e rublave mbeten të njëjtë në synimet dhe aksionin e tyre për të goditur Shqipërinë dhe gjithë botën e vlerave demokratike perëndimore.

SHKARKO APP