Belinda Balluku inspekton punimet në qendrën e Monitorimit të Trafikut Rrugor
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet për ndërtimin e Qendrës së Monitorimit të Trafikut rrugor.
“Ne do të mbulojmë 200 km. Do të jenë të pajisura me kamera dhe sensorë. Kemi synime që të arrijmë edhe më shumë km. Gjithçka do të shihet në kohë reale. Nga sipër, kemi mundësi që edhe sallat që ndodhen atje, të kontrollojnë gjithçka që ndodh poshtë. Kemi dy projekte, siç është dhe ngritja e infrastrukturës dixhitale. Do të kemi dhe një analizë ditore dhe javore, se cilat rrugë do të monitorohen më shumë apo cilat janë pikat e zeza. Sa i përket infrastrukturës akomoduese, shoh që ka ecur, jeni 26%. Më duhet të jeni brenda afateve, pasi një pjesë e akseve që do të jenë nën monitorim janë akset edhe ato të koncesionit për korridorin blu, për të mos pasur konflikte me palët koncensionare”, tha Balluku.