Belinda Balluku: Motorët janë ndezur për fitoren e zgjedhjeve 2025
Drejtuesja e PS-së për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka qenë sot në Lushnje për organizimin e punës në kuadër të zgjedhjeve 2025.
Balluku thotë se tashmë motorët janë ndezur për të siguruar fitoren e Partisë Socialiste në këto zgjedhje.
“Në Lushnjë me organizatat bazë të qytetit kemi nisur me optimizëm punën përgatitore në prag të zgjedhjeve 2025. Motorët tashmë janë ndezur për të siguruar fitoren dhe për të çuar përpara vizionin e Shqipërisë dhe Partisë Socialiste 2030”, shkruan Balluku.