Belinda Balluku në çeljen e fushatës: Fieri ka një objektiv, 10 mandate deputetësh

Drejtuesja politike e PS për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, tha nga sheshi “Skënderbej” se Partia Socialiste ka një objektiv të qartë për 11 majin: të marrë 10 deputetë nga Fieri.

“E gjithë Shqipëria do të votojë për PS, Fieri, Patosi, Divjaka, çdo shqiptar. Nuk ka më bukur se kur mblidhemi të gjithë bashkë për të çuar këtë vend përpara siç vetëm Edi Rama di. Po kërkojmë një mandat të katërt. Duket si shumë për ata që hedhin çdo ditë baltë mbi ne, por ky është mandati i shqiptarëve për një marrëveshje që Edi Rama ka nënshkruar me shqiptarët për të dërguar Shqipërinë në BE. Fieri ka një objektiv, 10 mandate deputetësh për t’i ulur ne sallën e Parlamentit. Sot priten 11 mandate nga siç më tha shoku Gramoz sot në mëngjes, dhe nëse do të jemi të gjithë bashkë me Edi Ramën në krye nuk ka asgjë që na ndal”, tha Balluku.

SHKARKO APP