Belinda Balluku në Divjakë-Gradishtë

Belinda Balluku poston takimin te kompania BIOBES. Ajo shkruan: “Divjakë-Gradishtë, Besnik Koçi, një model që flet vetë. Të ardhurat e siguruara në emigracion, Besi vendosi ti investojë në vendlindjen e tij, për të vijuar traditën e familjes. Në shtëpinë e të parëve të tij, sot ka ngritur kompaninë BIOBES,  të cilën e ka kthyer në një kompani lider në fushën e prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të bimëve aromatike dhe mjekësore. Produktet, të cilat mblidhen nga e gjithë 🇦🇱Shqipëria, pas përpunimit tregtohen jo vetëm në tregjet europiane, por dhe më gjerë. Një shembull që meriton mirënjohje edhe për përgjegjësinë sociale dhe kujdesin e treguar për punonjësit, si pjesa më e rëndësishme e suksesit të kompanisë. Mbështetje dhe vlerësim maksimal për çdo sipërmarrës që investon dhe punëson”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?