Belinda Balluku takon në Athinë komunitetin e diasporës shqiptare që janë nga qarku i Fierit

Belind Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Energjitikës e Infrastrukturës, por njëkohësisht edhe drejtuese politike në qarkun e Fierit, ka takuar në Athinë pjestarë të komunitetin shqiptar të cilët janë nga qarku i Fierit. Pas takimit ajo shkruan në profilin e saj në facebook: “Gjithmonë kënaqësi të takoj diasporën shqiptare në 🇬🇷#Athinë, përfaqësues të komuniteteve të Lushnjës, Roskovecit dhe Patosit, të cilët mbushën sallën me entuziazëm. Diskutuam për çështjet që i shqetësojnë ata dhe padyshim për vendimin e rëndësishëm të qeverisë 🇦🇱shqiptare ka ndërmarrë, për t’i dhënë mundësi diasporës që të votojë, si dhe për përpjekjet e përbashkëta për të forcuar lidhjet tona kombëtare dhe për të mbajtur gjallë identitetin shqiptar në çdo vend ku jetojnë bashkëkombësit tanë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?