Belinda Balluku takon në Patos punonjës si dhe biznesmenin Zihni Musaj që ka punësuar 140 veta

Belinda Balluku vazhdon takimet në qarkun Fier. Ajo bisedon me njerëz të thjeshtë e familjarë, por edhe me njerëzit e biznesit, të cilët punësojnë dhjetra apo qindra vetë. Sot Balluku shkruan: “Me njerëzit e punës. Zihni Musaj prej vitesh ka ngritur dhe drejton me sukses kompaninë “Musaj-Z”, një sipërmarrje fasonerie, me 140 punonjës  nga Patosi dhe zona përreth.

Tani është koha të dorëzojë stafetën në duar të sigurta, ndaj ka nisur prej kohësh me kujdes dhe këmbëngulje të angazhojë djemtë e tij  për t’i lidhur sa më shumë me punën dhe kompaninë, që sot bashkëpunon me firma të njohura europiane  për prodhimin e këpucëve.

Me ide të qarta për t’u zgjeruar më tej, duke rritur edhe numrin e punonjësve”.

SHKARKO APP