Belinda Balluku te festa e mësuesit në Fier

Belinda Balluku, zv/kryeministre, ka postuar foto nga takimi për Festën e Mësuesit: “Emocion i veçantë sot mes mësuesve të qarkut Fier, në një aktivitet festiv të organizuar nga prefekti Arben Çuko dhe Drejtoria Rajonale Arsimore.

Kënaqësi e madhe të nderonim me çertifikata mirënjohjeje 10 mësues me përvojë të gjatë dhe rezultate shumë të mira në sistemin arsimor, nga të 6 bashkitë e qarkut.

7 Marsi, një moment reflektimi për sa shumë kemi bërë për mësuesit dhe sistemin arsimor në vend, por edhe sa do të bëjmë akoma me programin tonë “Shqipëria 2030”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?