Belinda Balluku: Vetëm 1 ditë larg hapjes së Unazës së Madhe

Kur nata bëhet ditë dhe mbajtja e premtimeve është obligim detyrues ndaj qytetarëve dhe atyre që besojnë në transformimin që sjell çdo ditë, puna dhe angazhimi i qeverisë, për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe mundësuar një përmirësim të qarkullimit në disa akse të mbingarkuara.

Në një kohë kur qyteti i Tiranës është duke përjetuar një transformim të ndjeshëm infrastrukturor, punimet për projektin madhor të Unazës së Madhe vijojnë pandërprerë, duke synuar një përmirësim të ndjeshëm të qarkullimit dhe lehtësimin e mbingarkesës në disa prej akseve më të rëndësishme të kryeqytetit.

Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë me qytetarët një pamje frymëzuese të punës në terren, duke publikuar një video në rrjetet sociale. “Ndërkohë që kryeqyteti flinte, puna në kantierin e Unazës së Madhe nuk ndalet as gjatë natës së ftohtë. Vetëm 1 ditë larg hapjes së madhe!” – u shpreh ajo.

Ky projekt, që ka zënë vendin e tij si një ndër më të rëndësishmit për zhvillimin urban të Tiranës, ka për synim jo vetëm të përmirësojë qarkullimin, por edhe të krijojë standarde të reja të sigurisë dhe cilësisë për qytetarët.

Përtej pamjes së transformimeve të dukshme, Unaza e Madhe konsiderohet një shembull konkret i angazhimit të qeverisë për të mbajtur premtimet dhe për t’i kthyer qytetarëve një infrastrukturë moderne dhe funksionale, që i përgjigjet nevojave të një qyteti në rritje.

Një ditë larg hapjes së një segmenti të rëndësishëm, ky projekt dëshmon vullnetin për të mos ndalur për asnjë çast, duke e shndërruar edhe natën në ditë pune, për të mbajtur ritmin e zhvillimit që kryeqyteti ka nevojë dhe meriton.

Kjo arritje pritet të pasohet nga hapja graduale e segmenteve të tjera të këtij aksi madhor, duke lehtësuar gjithnjë e më shumë lëvizjen në qytet dhe duke e bërë jetën e përditshme më të lehtë për qytetarët.

Albert Vataj

SHKARKO APP