Belinda Balluku vizitë zyrtare në Athinë: Angazhim për të çuar përpara projektet e përbashkëta

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë ku pati takime të veçanta me Ministrin e Energjisë dhe të Ambientit, Kostas Skrekas, Ministrin për Infrastrukturën dhe Transportin, Kostas Karamanlis dhe zëvendësministrin e Jashtëm për Çështjet Ekonomike, Kostas Fragogiannis.

Në një prononcim për mediat, pas takimeve të zhvilluara, Ministrja Balluku bëri të ditur se diskutimet u përqendruan mbi çështje konkrete të cilat do të jenë pjesë e axhendës së punës mes të dyja vendeve për të çuar përpara projektet e përbashkëta.

Në takimin e zhvilluar me Ministrin e Energjisë dhe Ambientit në Qeverinë Greke, është diskutuar mbi rritjen e bashkëpunimit në sektorin e energjisë, e veçanërisht sa i takon shkëmbimit të energjisë mes dy vendeve.

Shqipëria dhe Greqia janë të lidhur ngushtësisht përmes një linje moderne të interkonjeksionit, e cila mund të përdoret për të depozituar energji në të dyja vendet tona, ose për të krijuar kontrata shitje afatgjata të cilat do të kenë një çmim shumë më të mirë nga ai i tregut. Gjithashtu, diksutuam për asistencën teknike që ne mund të marrim nga Ministria e Energjisë dhe Ambientit greke përsa i përket çështjes së krijimit të baterive, të magazinimit të energjisë, që është një nga çështjet më të rëndësishme dhe iniciativat më përparimtare që Bashkimi Europian po shtyn përpara në këto momente”, nënvizoi Balluku.

SHKARKO APP