Bello dhe Dylgjeri zbulojë arsyet pse u përjashtua nga Asambleja e PS Kiço Londo
Ka sjellë jo pak reagime mungesa e disa emrave të njohur në listën e re të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Regjisori i njohur Kiço Londo ishte një prej atyre që nuk mori votat nga delegatët e PS-së për të qenë pjesë e forumit të lartë socialist.
Por ja si e komenton ish-deputeti Marko Bello mos zgjedhjen e Londos në Asamble: “Kur e pyeten Ylli Dylgjerin se cila ishte arsyeja e eliminimit te regjisorit Kiço Londo nga Asambleja e Re e Partisë Socialiste, dha përgjigjen lakonike: “Tani që Asambleja u kthye vete në një teatër, nuk ka me nevoje për teatrin e Londos…”,- shkruan në Facebook, Marko Bello.
Ndërkohë gazetari Ylli Dygjeri në një shënim në Fcebook shkruan miku i tij u zëvendësua nga 2K dhe 3K
Ylli Dylgjeri: “Pak fjalë për shokun tim K…
Dje mësova se Ti shoku im K…nuk u zgjodhe më në Asamblenë e Socialistëve…
Nuk u zgjodhe edhe pse ishe tesera Nr. 3 e PS-së. Nuk u zgjodhe edhe pse ishe shoku i fillimit, delegati i ndryshimit, militanti i veprimit, artisti i krijimit. TI ishe regjizori i ndryshimit… Nuk u zgjodhe edhe pse një jetë e kalove në PS: U rrite, u shkollove, u emrove,
u përpoqe, u përkrahe, u sakrifikove, u rrahe, u torturove, u traumatizove, u mjekove.
Jetove! Së fundi dje, u zëvëndësove. Një K, 2K, 3K, XK tjerë, duan t’ët zëvëndesojmë Ty.
Punë të mbarë K-ve! Të Uroj shëndet miku im. Miku yt”.
Lista e plotë e anëtarëve që mbetën jashtë Asamblesë së PS:
Ndre Legisi
Maqo Lakrori
Ilir Zela
Bashkim Zeneli
Luan Hajdaraga
Theodhori Sallaku
Megi Ajtyresa
Ndriçim Hysa
Petrit Ago
Petrit Malaj
Adriana Berberi
Adriatik Zotkaj
Agron Dibra
Ardian Myslimaj
Artan Shkëmbi
Dhimo Kote
Edmond Leka
Etleva Bishaj
Fatos Tushe
Genti Tare
Gëzim Tushi
Iris Luarasi
Keti Bazhdari
Kiço Londo
Suzana Hakrama
Agustin Marku
KOHA JONË SONDAZH

