Bello: Presidenti nga populli, jo nga kulisat e politikës

Ish-ligjvënësi socialist, Marko Bello duket se është në të njejtën linjë me nismën e Blushit dhe të Hafizit për ndryshimin e Kushtetutës për Presidentin dhe numrin e deputetëve, ndërkohë që “shigjeton” dhe anëtarët e Parlamentit, të cilët sipas tij nuk flasin apo bëjnë debat por janë “memecë”.

Sipas ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello duket se meriton vemendje dhe mbeshtetje iniciativa e deputeteve Mimoza Hafizi e Ben Blushi per ndryshime kushtetuese me qellim zgjedhjen e Presidentit nga populli.

Bello thote se vetem keshtu kryetari i shtetit mund te dale direkt nga vota e sovranit dhe jo pazaret dhe kulisat e politikes, e cila ka preferuar te zgjedhe nje marionete ne vend te nje personaliteti me profil te spikatur dhe mbi te gjitha me integritet te larte moral.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Interesante eshte ideja per ta reduktuar ne 100 numurin e deputeteve, duke evituar parazitizmin dhe shpenzimet e teperta qe rendojne xhepat e qytetareve. Me te drejte dikush shkruante sot se me mire 40 shkolla shqipe ne Greqi, sesa 40 deputete qe nuk flasin asnjehere ne sallen e Kuvendit”, shkruan Marko Bello.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?