Ben Blushi kërkon mbështetjen e shqiptarëve, hap peticion online
Deputetit Ben Blushi dhe 9 mbështetësve të tij të cilët duan ti kthejnë popullit Presidentin e tij – mosbesues se do të gjejnë dhe 18 firma të tjera deputetësh për të firmosur amendamentin – kërkojnë ndihmën e popullit shqiptar.
Nga dita e djeshme kanë nisur një peticion online ku i kërkojnë popullit të firmosë
“president nga populli” . Deputeti Ben Blushi e prezantoi sot në foltoren e Kuvendit ku informoi se 1 mijë firmat e para tashmë janë hedhur. Por ne fakt zgjedhja nga populli e nje Presidenti pa kompetenca është manover fine per te ndihmuar Edi Ramen me fjalen Referendum. Ose duhet ndaluar komisioni i Reformes qe te mos vazhdoje me tej, pasi nese shkohet ne zgjedhje nga populli te Presidentit ai nuk mund te jete fasade dhe pa kompetenca kur zgjidhet direkt nga populli.
Ose kjo eshte nje test i Blushit per te pare mbeshtetjen popullore per nje parti te re, por jo president nga populli.
Ben Blushi: “Une vete nuk kam shume besim se ju do arrini te ngriheni mbi kufinjte e partive mbi paragjykimet personale dhe mbi interesat imeta per te zgjedhur nje president te pamerituar vitin tjeter.
Sepse nuk kam besim, se bashku me dhjete koleget e mij kemi vendosur vete ti drejtohemi popullit. Nga dita e djeshme kemi iniciuar nje peticion on line,ne internet. Ky peticion on line drejtuar kuvendit te Shqiperise pra ne nje kuptim gjithe deputeteve ketu eshte hartuar ne platformen me te madhe te peticioneve te botes change.org.
Ky peticion i hapur dje tani qe flasim ka arritur me shume se 1000 nenshkrime qe do te thote se me shume se 1000 shqiptare kerkojne zgjedhjen e presidentit nga populli.
Jam i bindur qe do behen disa mijera shume shpejt dhe nese nuk i konsideroni ky do jete problemi juaj. Ja si eshte adresa per te gjithe:change.org voto president nga populli. JU ftoj te gjitheve te jeni pjese e ketij peticioni dhe permes tij te kthejme amendamentin ne nje norme kushtetuesese te perhershme. JU ftoj te gjitheve ta firmosni amendamentin tone per te bindur shqiptaret se me ne fund mund te beni dicka qe edhe ata e duan.
Votoni Change.org president nga populli.
Duke i etiketuar si “parti të vjetra”, Ben Blushi tha se PD, Rilindja dhe LSI nuk duan që populli të ketë mundësi të zgjedhë presidentin në mënyrë të drejtëpërdrejtë pasi kanë mundësi të bëjnë pazar mes tyre
Ben Blushi: “Ka ardhur koha që ky parlament nuk mund të jetë më kaq i shurdhër dhe kaq interesaxhi që mendon vetëm për interesat e veta. Votoni në change. org president nga populli. E vetmja mundësi që përmes peticionit që të të gjithë e nënshkruajnë të ndryshojnë Kushtetutën e Shqipërisë
KOHA JONË SONDAZH

